VIDEO/ Nuk ndalet Myrto Uzuni, shënon golin e 10-të në La Liga
Myrto Uzuni protagonist. Sulmuesi shqiptar ia doli të realizojë gol në ndeshjen mes Granadës dhe Alaves, takim ky i vlefshëm për La Liga.
Uzuni u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e nëntë.
Goal: Myrto Uzuni | Granada 1-0 Deportivo Alavéspic.twitter.com/AsiQJ1s3Up
— FootColic (@FootColic) April 14, 2024
Për Uzunin ky është goli i 10-të në La Liga, pas 30 ndeshjesh kampionat. Granada synon fitoren ndaj Alaves teksa aktualisht udhëheq me shifrat 2:0.
Granada renditet në vendin e 19-të dhe synon mbijetesën.
Lajmet VIDEO/ Nuk ndalet Myrto Uzuni, shënon golin e 10-të në La Liga >> Rahoveci INFO.