U lirua dje nga amnistia por s’e harron zakonin e vjetër, sot vodhi makinën
Ardian Isufi shtetasi që përfitoi ditën e djeshme nga amnistia dhe që la qelitë e burgut nuk ka harruar zakonin e vjetër.
Menjëherë pasi ka lënë qelitë e burgut ai ka kryer një vjedhje në Korçë.
Sipas informacioneve nga policia ky shtetas ka vjedhur një mjet Ford Fiessta i cili ka qënë i ndezur në parkim afër lagjes 18 të qytetit të Korçës.
Policia është vënë në ndjekje të autorit ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori kalon me automjetin e vjedhur në aksin Korçë-Pogradec.
Lajmet U lirua dje nga amnistia por s’e harron zakonin e vjetër, sot vodhi makinën >> Rahoveci INFO.