Pashkët Ortodokse / Kurti: Në ditë si kjo, festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar të besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.

Kurti ka uruar që fryma e Pashkës të dhurojë mirëqenie, shëndet, lumturi e begati.

Ai ka thënë se në këtë ditë kujtojmë bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë në Kosovë.

Postimi i plotë:

Pashkë të bekuar!

Besimtarëve ortodoks dhe bashkëqytetarëve tanë, ju uroj Pashkën për shumë mot. Le të na përcjellë kjo festë me urime për fillim të ri, shpresë të ringjallur, e besim të forcuar.

Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati, që t’i gëzoni dhe ndani me familjet, miqtë dhe fqinjët tuaj.

Në ditë si kjo, festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë. Aty ku të gjithë qytetarët e të gjitha besimeve, pa dallim, mund të jetojnë së bashku në paqe dhe prosperitet.

Lajmet Pashkët Ortodokse / Kurti: Në ditë si kjo, festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>