Peci: Veprimtaria akademike e politike e Aganit e ka vendin në piedistalin më të lartë

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, e ka kujtuar Fehmi Aganin, politikanin shqiptar që ishte vrarë nga militarët serbë.

Peci shkroi në Facebook se veprimtaria akademike e politike e Aganit “e ka vendin në piedestalin më të lartë të pak burrështetasve dhe humanistëve që ka pasur Kosova”.

“Nesër, një çerek shekulli me parë, u vra mizorisht nga militarët serbë, ideologu kryesor dhe humanisti i shquar i rezistencës së viteve 1990-ta, Prof. Dr. Fehmi Agani! Veprimtaria akademike dhe politike e Profesor Aganit e ka vendin në piedestalin më të lartë të pak burrështetasve dhe humanistëve që ka pasur Kosova!”, shkroi Peci.

Fehmi Agani

“Profesor i dashur, vepra e juaj e tejkalon jetën dhe brezat e politikës, dhe ajo është gurthemel i lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës! Lavdi për jete e mot, Profesori dhe Heroi ynë!”, shtoi drejtori i institutit KIPRED.

Lajmet Peci: Veprimtaria akademike e politike e Aganit e ka vendin në piedistalin më të lartë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>