Hovenier takohet me ushtarët amerikanë të dislokuar në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është takuar sot me ushtarët amerikanë të dislokuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, në kampin Notting Hill.

Hovenier është shoqëruar nga Komandanti Jason Baker, i cili e ka informuar atë për kontributin e SHBA-së në aktivitetet e përditshme të KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), reaguesi i parë dhe i dytë, respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Lajmet Hovenier takohet me ushtarët amerikanë të dislokuar në Kosovë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>