Tahiri: 600 milionë euro nga buxheti, a janë menaxhuar nga Dejona apo Nagipi?

(Lajm i përditësuar)

Tahiri: 600 milionë euro nga buxheti, a janë menaxhuar nga Dejona apo Nagipi?

Shefi i Grupit Parlamentarë të Partisë Demokrative të Kosovës Abelard Tahiri sot në seancën e jashtzakonshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në lidhje me çështjen e KEK-ut ha se vetëm për dy vite të Lëvizjes Vetëvendosje me drejtim të KEK-ut  janë dhënë rreth 105 milionë euro kontrata një burimore, vitet 2022/2023.

“Ajo që ja vlen të theksohet se nga 23 prilli i vitit 2020 Korporata Energjetike e Kosovës udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka qenë Qeveria Kurti 1 kur me këtë datë e ndërron bordin e ri dhe drejtorin e ri të Korporatës Energjetike të Kosovës, buxheti vjetor i kësaj korporate sillen rreth 150 milionë, ndërsa për vitin 2024 vlen të theksohet se planifikimet janë që buxheti i kësaj korporate të jetë rreth 204 milionë”, tha Tahiri.

Deputeti nga PDK-ja njëherësh edhe Shefi i Grupit Parlamentarë të PDK-së Tahiri parashtron disa pyetje për çështjen e Kekut. Sipas tij prej menaxhimit të Kekut nga ardhja në pushtet e VV-së, buxheti i kësaj ndërmarrje kap shifrën rreth 600 milionë euro.

“Tash e pesë vite kemi hyrë në vitin e pestë kur KEK menaxhohet nga njerëzit e deleguar nga Lëvizja Vetëvendosje, nëse e shofim në total buxheti që është shpenzuar për këto vite e kalon shifrën rreth 600 milionë euro që në fakt nuk e dimë saktësisht nga kush janë menaxhuar, a janë menaxhuar nga bordi? A janë menaxhuar nga drejtori? A janë menaxhuar nga Dejona? A janë menaxhuar nga Nagipi? Apo nga Martini? . Në vitin e pestë që kemi hyrë me drejtim të Kekut nga LVV, i kemi evidentuar në këtë kuvend që janë dhënë rreth 105 milionë euro kontrata një burimore, për dy vite vitet 2022/2023”, tha Tahiri.

Gashi: Dejona Mihali ka ndërhyrë në mënyrë të jashtëligjshme në menaxhimin e KEK-ut

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e ftuar nga opozita, ku po diskutohet për “skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës”. Në seancën që po kryesohet nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, nuk po marrin pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se kjo seancë është e domosdoshme për situatën, siç e quajti ai, alarmante të shkaktuar nga keqmenaxhimi dhe ndërhyrjet e jashtëligjshme.

Ai ka prezantuar rezolutën shtatë-pikëshe, për çka kërkohet hetim “për skandalet e KEK-ut”.

Sipas kësaj rezolute, Gashi tha se Kuvendi kërkon nga autoritet kompetente që të hetojnë ndërhyrjen e personave të paautorizuar në menaxhimin dhe vendimmarrjen e KEK-ut dhe hetim për Dejona Mihalin.

Proceset e tenderimit, siç tha Gashi, kanë treguar keqmenaxhim dhe ndërhyrje të jashtëligjshme. Sipas tij, çështjet specifike që kërkojnë trajtim janë skandalet me tenderët një-burimor dhe mungesa e konkurrencës në prokurimin publik. Ai shtoi se çështja e dytë e cila duhet të diskutohet është shitblerja e energjisë elektrike dhe ndikimi financiar në buxhetin e vendit. Gashi tha se raportet tregojnë se KEK ka lidhur kontrata jo të favorshme të cilat kanë dëmtuar stabilitetin financiar të korporatës.

Nis seanca për “skandalet në KEK”, Konjufca merr pjesë

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita lidhur me “skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës.

As në këtë seancë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk po marrin pjesë.

Për dallim nga dy seancat e kaluara, Kryeparlamentari Glauk Konjufca është parë në sallë.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>