Superliga e Kosovës sot vjen me dy përballje interesante

Sot janë në orar për t’u zhvilluar edhe dy ndeshje interesante në kuadër të javës së dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Dje nisi faza e dytë apo xhiro e dhjetë e kampionatit, me Ferizajn që fitoi në udhëtim te Feronikeli ’74 me rezultat 1-0.

Meqenëse dje ishte në orar një ndeshje, sot janë në program dy, ku secila pritet të jetë më e fortë se tjetra.

Në takimin e parë, Gjilani pret Llapin në stadiumin me bari artificial, ndërsa në takimin e dytë, por jo nga rëndësia – Dukagjini është nikoqir i Ballkanit.

Të dy ndeshjet janë paraparë të fillojnë nga ora 13:00.

x
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!