Kosova triumfon ndaj Belgjikës

(Lajm i përditësuar)
Kosova triumfon ndaj Belgjikës
Kosova ka fituar me rezultat 32: 28 ndaj Belgjikës në ndeshjen drejt fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2025.
Vajzat e Kosovës patën një paraqitje të shkëlqyer duke qenë gjatë gjithë lojës në avantazh ndaj Belgjikës.
Kosova në epërsi ndaj Belgjikës (LIVE)
Edhe gjatë pjesës së dytë të ndeshjes mes Kosovës dhe Belgjikës, Kosova vazhdon të jetë në epërsi prej falë paraqitjes së shkëlqyer të vajzave tona.
Përfundon pjesa e parë, Kosova në epërsi ndaj Belgjikës
Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes së Kosovës me Belgjikën në hendboll për femra.
Kosova është në epërsi ndaj Belgjikës me rezultat 19: 12.
Kosova në avantazh ndaj Belgjikës
Kombëtarja e Kosovës në Hendboll për femra po ndeshet me Belgjikën.
Aktualisht Kosova është në avantazh ndaj Belgjikës me rezultat 8: 4
Në Hasselt të Belgjikës, Kosova synon hapin e parë drejt fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2025./21Media