Muhaxheri ka thënë në Polici se arsyet e sulmit fizik lidhen me punën e tij si kryetar i Komunës

Dukagjin Kerveshi, avokat i Gazmend Muhaxherit, ka thënë se sulmi ndaj kryetarit të Pejës lidhet me punën e tij.

Në një reagim në “Facebook”, Kerveshi ka thënë se sulmi kishte qenë i befasishëm.

“Kryetari Muhaxheri tashmë ka dhënë deklaratën në polici dhe se i njejti beson se arsyeja e sulmit lidhet me punën e tij zyrtare. Gjendja e Kryetarit është stabile. Duke besuar në efikasitetin e orgneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës presim që sulmuesit të ndiqen penalisht dhe të marrin dënimin e merituar!”, ka njoftuar Kerveshi.

Pas sulmit ka reaguar edhe Muhaxheri ku ka publikuar një foto nga oborri i shtëpisë së tij.

“I rrethuar mes miqëve. Pas sulmit te befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falenderoj të gjithëve për interesimin”, ka shkruar ai.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker