SPORTI
Kampioni i Botës e mbyll karrierën në fund të sezonit
Fituesi i Kupës së Botës 2014 me Gjermaninë, Lukas Podolski, do të pensionohet nga futbolli aktiv në këtë verë.
Podolski, që luan për Gornik Zabrzen në Poloni prej vitit 2021, e ka bërë të ditur lajmin të shtunën.
“Kaptina përfundon, do të nis periudhë e re”, ka njoftuar Podolski dhe klubi i tij në Instagram.
40-vjeçari Podolski ka pasur karrierë impresive, ndërsa kulmi u arrit në Botërorin në Brazil.
Ai debutoi në futbollin profesionist me Kolnin në vitin 2003.
Podolski ka luajtur edhe për Bayernin, Arsenalin, Interin, Galatasarayn, Vissel Koben dhe Antalyasporin.
The post Kampioni i Botës e mbyll karrierën në fund të sezonit appeared first on KosovaNews.



