NACIONALE

Haskuka pas takimit me veteranët e luftës në Has: Nder dhe përgjegjësi e madhe të rreshtohesh krah luftëtarëve

Kandidati për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Mytaher Haskuka, me numrin 50 në listë, ka bërë të ditur se bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe kandidatët për deputetë, kanë zhvilluar një bashkëbisedim me veteranët e Organizatës së Luftës në Has.

Haskuka përmes një postimi ka vlerësuar lartë kontributin e veteranëve, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet e gdhendur në themelet e lirisë së Kosovës.

“Patëm nderin e veçantë të bashkëbisedojmë me veteranët e Organizatës së Luftës në Has, njerëzit e sakrificës së madhe, kontributi i të cilëve është i gdhendur në themelet e lirisë sonë”, ka shkruar Haskuka.

Ai më tej e ka cilësuar si nder dhe përgjegjësi të madhe rreshtimin krah luftëtarëve që, sipas tij, kanë shkruar faqe lavdie në historinë e Kosovës.

Lëvizja VETËVENDOSJE 116✔
Mytaher Haskuka 50✔

The post Haskuka pas takimit me veteranët e luftës në Has: Nder dhe përgjegjësi e madhe të rreshtohesh krah luftëtarëve appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!