“Sot do përqendrohem vetëm tek të vërtetat”/ Rama fjalim para deputetëve dhe ministrave: Dallimi mes dje dhe sot është si dita me natën

“Sot do të përqendrohem vetëm tek të vërtetat”, kështu e nisi kryeministri Edi Rama fjalimin e tij në mbledhjen e jashtëzakonshme me deputetët e grupit parlamentar dhe ministrat.

Të vërteta të ëmbla, tha Rama, por edhe të vërteta të hidhura.

Ai nisi rrëfimin si e mori qeverinë rreth 11 vite më parë dhe si e gjeti rendin, sigurinë, korrupsionin etj.

“Rendi dhe siguria ishin si në vitin 1997. Korrupsioni galopant, duhet të paguaje edhe për një çertifikatë. Spitalet dhe qendrat shëndetësore si godina të braktisura, nuk kishte ilaçe. Punësimet në çdo institucion, komisariat, ambulancë, shkollë, bëheshin me urdhër partie,m me ndërhyrje deputeti, shpesh me lek, ose ata që s’kishin partil, lidhje me deputetin, vetëm me lekë. Prokuroritë dhe gjykatat ishin pazare të gjësë së gjallë ku shihte rrushi rrushin e piqej dhe më i dobëti digjej. Zullum i ryshfeteve të majme ndaj njerëzve të pambrojtur dhe pronave të shtetit. Protestat kishin mbetur vetëm punë e PS-së, askush nuk guxonte të dilte dhe të protestonte kundër qeverisë pa një flamur partie si mburojë. Kush tentonte merrte shkopin e policëve kokës edhe sikur të ishte në karrocë invalidi.

Protestuesit e vrarë me pushkët e shtetit trajtoheshin haptazi nga i pari i qeverisë si kriminelë që kishin marrë dënimin e duhur. Për drejtësinë ishin gabime teknike dhe faje periferike. Imazhi i Shqpiërisë si mos o zot, lajmet në shtypin europian ishin sa të rralla aq dhe të zeza. Edhe kur flitej për turizmin flitej se kishte aq shumë plehra. Besimi i BE se mund të kishte drejtësi në Shqipëri ishte zero, zero ishte edhe besimi i shqiptarëve”.

“Dallimi mes dje dhe sot është si dita me natën”, tha Rama.

Lajmet “Sot do përqendrohem vetëm tek të vërtetat”/ Rama fjalim para deputetëve dhe ministrave: Dallimi mes dje dhe sot është si dita me natën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>