“S’ janë në gjendje, as postën dipiomatike me e menaxhu”, LDK reagon pas skandalit në MPJD

LDK ka reaguar pas një publikimit në media ku thuhet qindra pasaporta diplomatike e letërnjoftime nuk kanë shkuar në duart e njerëzve që i kanë porositur ato në muajt e fundit.
Deputetja e LDK- së, Doarsa Kica Xhelili ka thënë se MPJ- ja ka nënshkruar kontratë për dërgesa katërfish më shtrenjtë se apalikuesit e tjerë.

“Ministria e Punëve të Jashtme, e nënshkruan një kontratë për dërgesa (postë) 4fish më shtrenjtë se aplikuesit tjerë, me procedurë të dyshimtë, PËR KËTË PUNË: Që këto dokumente të vijnë në kohë.Edhepse shteti paguan gati 6fish më shumë, dështon. Si në gjithçka tjetër! E prej këtyre pastaj të presim njohje e raporte të mirëfillta diplomatike?”, ka shkruar ajo në Facebook.

Derisa Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi ka thënë se :këta nuk janë në gjendje as postën diplomatike ta menaxhojnë”

“Kaq të paaftë që janë. Për njohje e anëtarësime as nuk bëhët fjalë. Këta nuk janë në gjendje, as postën dipiomatike me e menaxhu. Këta veç dëm bëjnë. Me 9 Shkurt 2025 e bëjmë ndryshimin, me Lumirin Kryeministër”, ka shkruar ai. /21Media

x
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!