Rutte pas takimit të ministrave të NATO’s: Po vazhdojmë të punojnë që KFOR t’i ketë forcat e duhura për një mjedis të sigurt

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas përfundimit të takimit me ministrat e Mbrojtjes të NATO-s, ka folur sërish për situatën e sigurisë në Kosovë.

Shefi i NATO’s tha se aleatët do të vazhdojnë të punojnë që misioni i tyre në Kosovë, KFOR, t’i ketë forcat që i duhen për mbajtjen e sigurisë.

“Sot në takim diskutuam edhe për operacionet e NATO-s në Ballkanin Perëndimor dhe Irak. Në Kosovë, aleatët vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni ynë i KFOR-it të ketë forcat dhe burimet që i nevojiten për të mbajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, tha Rutte.

Rutte u shpreh gjithashtu se patën “dy ditë të ngarkuara takimesh” dhe shtoi se prioritet i Aleancës është parandalimi dhe mbrojtja.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>