Më 24 tetor takimet në nivel kryenegociatorësh

Javën tjetër gjegjësisht me 24 tetor do të mbahen takimet e radhës në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi.

Këtë për  RTV21 e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian Petër Stano.

“Po, ne mund të konfirmojmë takimin e kryenegociatorëve në Bruksel më 24 tetor.”, ka thënë Stano.

Takimet i ka konfirmuar edhe Këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu, ka konfirmuar për RTV21 se takimet në nivel kryenegociatorësh të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet javën e ardhshme.

Sipas tij, temë e këti takimi do të jetë zbatimi i marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj.

“Javën e ardhshme, më 24 tetor, do të mbahen takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel, në nivel të kryenegociatorit. Në tërësi, fokus i diskutimeve do të jetë rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj të Ohrit. Kosova do të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e angazhuar pozitivisht në proces”./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker