Jahjaga takohet me Kasanof, flasin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe ShBA-ve
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Departamentin e Shtetit u mirëprit nga zëvendës ndihmës sekretari Alexander Kasanof.
Jahjga përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Kasanof kanë diskutuar për zhvillimet aktuale duke e ritheksuar nevojën dhe domosdoshmërinë e partneritetit strategjik dhe thellimin e marrëdhenieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
”Biseduam për zhvillimet aktuale dhe ritheksova nevojën dhe domsodoshmërinë e partneritetit strategjik dhe thellimin e tyre të marrë bilaterale mes Kosovës dhe të vendeve të Amerikës”, ka shkruar Jahjaga./21Media