FSK dhe FARSH, së bashku trajnohen për kërkim- shpëtim
Ushtarët e shtetit të Kosovë dhe të Shqipërisë kanë përfunduar një trajnim në të cilën kanë marrur qertifikata për përgatitjen e ushtarakët me njohuri bazike për operacionet e kërkim-shpëtimit urban dhe shpëtimit në hapësira të kufizuara, teknikat e avancuara të shpëtimit.
“Ushtarak nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe FSK-së, janë trajnuar dhe certifikuar në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtimit( QNTKSH) të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kurset e Kërkim-Shpëtimit Urban Bazik dhe i Avancuar. Qëllimi i trajnimeve është përgatitja e personelit me metodat bazike dhe të avancuara të Kërkim Shpëtimit, përdorimin e pajisjeve për të zhvilluar aftësitë kritike në përgjigjen ndaj katastrofave urbane. Në nivelin bazik janë përgatitur ushtarakët me njohuri bazike për operacionet e kërkim-shpëtimit urban, vlerësimi i ndërtesave dhe strukturave, prezantimi i mjeteve dhe teknikave të shpëtimit ndërsa në nivelin e avancuar pjesëmarrësit stërviten në skenarë të ndërlikuar të shembjes së strukturave dhe shpëtimit në hapësira të kufizuara, teknikat e avancuara të shpëtimit, koordinimi taktik midis ekipeve nga njësi të ndryshme”, thuhet në postimin e FSK-së. /21Media