Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Parashikimi i motit për vikend në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë vikendit do të mbajë në Kosovë mot me diell dhe vranësira, të cilat mund të sjellin edhe reshje shiu.

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës mund të sjellin riga shiu më të fokusuara në rrafshin e Dukagjinit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen

të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në disa pjesë, kryesisht jug dhe jugperëndim të vendit parashihen riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten shumë të mira. Kjo si rezultat i mos prezencës së ngricave, të cilat viteve të kaluara i kanë sjellë shumë dëme bujqësisë (pemëtarisë).

Ndërsa, prezenca e erës së dobët deri mesatare, do të krijojë kushte për ajër të një cilësie relativisht

të mirë.

Lajmet Parashikimi i motit për vikend në Kosovë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>