Ngjarja tragjike në Shkodër/ Trupi i nënës dhe dy fëmijëve të mbytur në Bunë mund të mos gjenden më kurrë

Në fshatin Darragjat vijojnë kërkimet intensive për gjetjen në lumin Bunë të trupit të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj të mitur, 8 dhe 3 vjeç. Ndërkohë, dje u gjet trupi i pajetë i vajzës së madhe të saj, vetëm 9 vjeçe.

Nëna, ka dyshime se në kushte të rënda psikologjike është hedhur bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, pas dhunës që ushtronte bashkëshorti i saj.

Policia po shqyrton të gjitha kamerat e sigurisë për të parë se kur ka qenë dhe takimi i fundit me bashkëshortin e saj, Erdgys Arrazi, i cili kohët e fundit kishte kërkuar ndarjen nga ajo për shkak të lidhjeve jashtëmartesore që ai kishte.

Ndërkohë i riu, teksa ndodhet pas hekurave, për shtytje drejt vetëvrasjes së vajzës 9-vjeçare, e cila thuhet se kishte dhe shenja dhune në trup, ka mohuar se ushtronte dhunë ndaj familjes së tij.

Gjithashtu, mësohet se referuar burimeve në vendngjarje, por edhe dëshmive të banorëve se trupat e nënës dhe dy fëmijëve të saj mund edhe mos të gjenden kurrë, për shkak të terrenit të vështirë. Në këtë zonë thuhet se është mbytur kohë më parë, një i moshuar, trupi i të cilit nuk është gjetur ende.

Lajmet Ngjarja tragjike në Shkodër/ Trupi i nënës dhe dy fëmijëve të mbytur në Bunë mund të mos gjenden më kurrë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>