Dita e lindjes së Skënderbeut, Nikolla: Mit dhe pjesë e ndërgjegjes evropiane

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka kujtuar sot ditën e lindjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Nikolla thekson se Skënderbeu është një mit dhe pjesë e ndërgjegjes evropiane

“Si sot, më 6 maj të vitit 1405, lindi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi ynë kombëtar. Nën udhëheqjen e tij, atdheu ynë u bë, për rreth një çerek shekulli, parzmore e lirisë dhe qytetërimit evropian. Si mbrojtës i kontinentit të vjetër, Gjergj Kastrioti u bë një mit evropian, pjesë e ndërgjegjes evropiane, mëshirues dhe faktor i identitetit evropian të shqiptarëve. Prandaj Shqipëria e sotme dhe e ardhme evropiane i ka rrënjët në historinë e shqiptarëve evropianë”, shprehet Nikolla.

Sot, shënohen 619 vjet nga lindja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës. Skënderbeu, konsiderohet si një nga figurat më të shquara në historinë e shqiptarëve dhe si themelues i shtetit mesjetar-shqiptar. /asth

Lajmet Dita e lindjes së Skënderbeut, Nikolla: Mit dhe pjesë e ndërgjegjes evropiane >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>