Pahor: Nuk jep më intervista derisa të përmbyllet emërimi i Përfaqësuesit Special të BE-së

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tash kandidat për postin e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi ka thënë se për shkak të rritjes së kërkesave për deklarata dhe intervista, më nuk do të flasë për media.

Në një postim në platformën “X” ai ka thënë se nuk do të deklarohet derisa të përfundojë procesi i përzgjedhjes së emisarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

“Duke pasur parasysh numrin në rritje të kërkesave për deklarata apo intervista, veçanërisht nga rajoni, ish-presidenti Borut Pahor nuk po jep deklarata apo intervista deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale. Faleminderit për mirëkuptimin”, tha ai.

Lajmet Pahor: Nuk jep më intervista derisa të përmbyllet emërimi i Përfaqësuesit Special të BE-së >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>