Opterusha rithemelon Pikën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Mbrëmë në fshatin Opterushë të Rahovecit Lëvizja Vetëvendosje-Rahovec organizoi rithemelimin e kësaj Pike.

Anëtarët dhe aktivistët e Lëvizjes në Opterushë si çdoherë edhe kësaj radhe organizuan dhe mbajtën një proces të shkelqyeshëm zgjedhor me çrast zgjodhën Kryesinë e plotë dhe Kryetarin e Pikës z. Blerim Kabashi.

Z. Kabashi si prijës i padiskutueshëm i kësaj Pike edhe në periudhën paraprake, kësaj here brenda Pikës së Opterushës ka dhe do të ketë kontributorë të rinj që pritet të jenë shtysë e fortë dhe e qëndrueshme të zhvillimit dhe organizimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Opterushë. Z. Kabashi falenderoi të gjithë bashkaktivistët për besimin në rizgjedhje duke rikujtuar secilin anëtarë për kontributin që kanë dhënë dhe më herët.

Ndërsa Koordinatori i Qendrës Prof. Dr. Ali Dula, po ashtu shprehu mirënjohjen e thellë për Pikën e Opterushës për çdo aktivitet e punë për të gjitha proceset e zhvilluara në vend e edhe për këtë të sontem. Ai ritheksoi so Opterusha si një nga lokalitetet më të mëdha të komunës së Rahovecit ishte dhe mbetet ndër mbështetëset
më të fuqishme të Lëvizjes, duke mos harruar edhe mërgatën jashtëzakonisht të fortë të këtij fshati. Edhe njëherë, urime për Kryesinë e re dhe Kryetarin e palodhur z. Blerim Kabashi.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>