Në fshatin POLLUZHË u themelua PIKA e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lëvizja Vetëvendosje-Rahovec në një organizim të aktivistëve dhe anëtarëve të VV-së të fshatit Polluzhë themeloi strukturën e tërë të PIKËS në këtë fshat. Kryetari i Pikës u zgjodh z. Besart J. Morina, një prej aktivistëve dhe kuadrove të çmuara që ka Qendra e Lëvizjes në Rahovec.

Mirëpritja dhe atmosfera e shkelqyeshme e anëtarëve të rinj dhe atyre që ndër vite kontribuan në ngritjen e Lëvizjes në këtë fshat të Rahovecit, sot të gjithë u bashkuan për të vazhduar akoma më fuqishëm në aktivitete e detyra që i presin.

Koordinatori i Qendrës, prof.dr. Ali Dula, i falenderoi përzemërsisht të gjithë të pranishmit polluzhjanë për gatishmërinë dhe mbështetjen e pakursyer të aktivistëve të Polluzhës. “Polluzha edhe në të kaluarën ka qenë prej lokaliteteve të para të komunës sonë që i ka hap dyert Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndërsa kryetarit, Besartit, i uroj suksese në detyrën dhe përgjegjësinë që e ka tani e tutje për forcimin e mëtejmë të organizatës sonë. Besarti është një ndër ekonomistët më të formuar dhe ndjehemi shumë me fat që është pjesë e çmuar e Qendrës sonë” tha prof. Dula.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>