NACIONALE

VV e Prishtinës dorëzon materiale kundër Përparim Ramës në Prokurorinë Speciale, flet Sveçla

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar sot materiale dhe një denoncim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës lidhur me kontratat për ndriçimin publik në kryeqytet.

Gëzim Sveçla  tha se VV-ja dyshon se bëhet fjalë për kontrata abuzive, përmes të cilave është dëmtuar buxheti i Komunës së Prishtinës.

Sipas Sveçlës, bëhet fjalë për dy kontrata të nënshkruara në periudha të afërta kohore, njëra në korrik të vitit 2024 dhe tjetra në prill të vitit 2025.
Ai theksoi se dallimet në çmime për pozicione të njëjta dhe punë të njëjta kanë ngritur dyshime, duke bërë që çështja të hetohet më në detaje.

“Jemi të bindur se ka prova dhe fakte që bëhet fjalë për një kontratë abuzive, ku është dëmtuar buxheti i Komunës së Prishtinës. Për ndriçimin publik janë dy kontrata, të cilat janë nënshkruar në një periudhë të ngushtë kohore. Kontrata e parë është e korrikut 2024, ndërsa kontrata tjetër e prillit 2025. Mirëpo, ndryshimi për pozicione të njëjta, punë të njëjta, është aq i madh saqë na ka bërë që këtë kontratë ta hetojmë më në thellësi. Të gjeturat tona i kemi dorëzuar pranë Prokurorisë Speciale dhe presim që Prokuroria ta zbardhë çështjen deri në fund. Nëse vërtetohen ato pretendime që ne i kemi ngritur dhe që, në vlerësimin tonë, janë mbajtur të bazuara, atëherë personat përgjegjës duhet të japin përgjegjësi”, tha ai.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!