NACIONALE

Salih Zyba kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë pas deklaratave të Daut Haradinajt

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Zyba ka reaguar pas deklaratave të Daut Haradinajr, duke ngritur pikëpyetje lidhur me informacionet që ai pretendon se i ka pasur për ngjarjet e asaj nate dhe duke kërkuar që ato të trajtohen nga Prokuroria.

Në reagimin e tij, Zyba vë në pikëpyetje nëse rrëfimi i detajuar i Dautit ishte pjesë e një plani të mëhershëm, duke theksuar se institucionet e drejtësisë duhet t’i shqyrtojnë deklarimet e bëra publikisht.

Haradinaj gjatë një deklarimi mbrëmjen e kaluar, ka pretenduar se votimi i asaj nate ishte bërë nga frika dhe se deputetët, kryeministri dhe ministrat ishin në dijeni të situatës.

“Votimi atë natë, zotëri Kurti e ka votuar nga frika, sepse është frikacak. Nuk ka pas asnjë shans një deputet me dalë prej Parlamentit atë natë pa e kry atë punë. Nuk ish dalë asnjë hiç. Pa gjakderdhje askush s’ish dalë. Dhe këtë po e them me përgjegjësi të madhe. Nuk kemi qenë duke bërë hajgare. E kanë ditë me detaje. Të gjithë. Deputetët, kryeministri, ministrat…”, ka deklaruar Dauti.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!