Presidentja pret në takim zv.kryeministrin Damka, diskutojnë për përfaqësimin e komuniteteve në institucione
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim zëvendëskryeministrin e tretë të Kosovës për çështje të pakicave dhe bashkëpunim Fikrim Damka, të shoqëruar edhe nga dy deputetë të Kuvendit të Kosovës nga ky komunitet.
Zëvendëskryeministri Damka e uroi Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit të saj në krye të shtetit.
Presidentja Shiroka Pula i uroi, ndërkaq, për 103- vjetorin e Republikës së Turqisë, duke ritheksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë në institucionet e Republikës së Kosovës.
Presidentja Shiroka Pula vlerësoi rëndësinë e kontributit të të gjitha komuniteteve në zhvillimin e vendit dhe theksoi përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe për forcimin e barazisë, përfshirjes dhe bashkëjetesës në Kosovë.



