NACIONALE
Kurti dhe Dukaj diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi
Në margjinat e konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026, të organizuar nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin Lulëzon Jagxhiu, u takuan me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj.
Kryeministri Kurti tha se si shtete fqinje, Kosova dhe Mali i Zi kanë hapësirë për të thelluar më tej bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, veçanërisht në reformën e administratës publike dhe transformimin digjital.
Ai theksoi se shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira, sidomos në proceset që na afrojnë drejt Bashkimit Evropian, është i rëndësishëm për përparimin e të dy vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.



