“Nga populli për popullin” – Kurti fton qytetarët të angazhohen si vullnetarë në VV
Kryeministri në detyrë, , ka bërë thirrje për angazhim qytetar në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, duke ftuar qytetarët që të regjistrohen si vullnetarë të subjektit politik.
Në një postim publik, Kurti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka nisur si një lëvizje qytetare e vullnetarëve dhe se, sipas tij, ajo do të mbetet gjithmonë e tillë.
“Lëvizja është e popullit. Ajo është adresa ku manifestohet vullneti i qytetarëve. Ka nisur si një lëvizje qytetare e vullnetarëve gjithnjë e më të shumtë, dhe ashtu do të mbetet gjithmonë”, ka shkruar Kurti.
Ai ka vlerësuar rolin e vullnetarëve në fushatat e partisë, duke theksuar se energjia kolektive, idetë kreative dhe angazhimi individual kanë qenë faktorë kyç në fitoret e deritanishme të VV-së.
Kurti po ashtu ka bërë thirrje për t’iu bashkuar “fushatës triumfuese”, ndërsa ka publikuar edhe platformën për regjistrimin e vullnetarëve.
Sipas tij, “vullnetarët janë shpirti i fushatave tona, por edhe veçantia e tyre”.
The post “Nga populli për popullin” – Kurti fton qytetarët të angazhohen si vullnetarë në VV appeared first on KosovaNews.



