Metë Shatri: Xhamia e Ibrit do të rindërtohet dhe do t’i rikthehet identiteti historik
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Metë Shatri ka njoftuar se ka vizituar vendin ku dikur ishte e ndërtuar Xhamia e Ibrit në Mitrovicë, duke theksuar rëndësinë historike dhe kulturore të këtij objekti për qytetin dhe trashëgiminë e vendit.
Sipas Shatrit, me angazhimin e Kryeministrit Albin Kurti, është paraparë rindërtimi i këtij monumenti historik, me qëllim që t’i rikthehet pamja dhe vlera që ka pasur ndër vite.
“Gjendem në qytetin e Mitrovicës, më saktësisht në vendin ku ka qenë e ndërtuar Xhamia e Ibrit. Me angazhimin e Kryeministrit Albin Kurti, ky monument historik do të rindërtohet dhe do t’i kthehet pamja ashtu siç e meriton”, ka deklaruar Shatri.
Rindërtimi i Xhamisë së Ibrit konsiderohet një hap i rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore e historike të Mitrovicës, duke rikthyer një simbol me vlerë të veçantë për qytetarët dhe historinë e qytetit.



