NACIONALE

Kurti takohet me presidentin e Senatit francez, kërkon mbështetjen e Francës për avancimin e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur të dielën në Paris nga presidenti i Senatit të Francës, Gérard Larcher, në prag të nisjes së Forumit të Paqes.

Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit ka shprehur mirënjohjen për rolin e Francës në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj zhvillimit të vendit.

Sipas tij, në takim është diskutuar për stabilitetin institucional dhe politik pas zgjedhjes së presidentes, si dhe për planet e Qeverisë në mandatin e ri, me fokus në infrastrukturën hekurudhore dhe sportive, ndërtimin e digave dhe industrinë e mbrojtjes.

Kurti ka thënë se kanë diskutuar edhe për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, reformat në drejtësi, arsim dhe administratë publike, si dhe për përparimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ai ka theksuar se Kosova është e linjëzuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, duke vlerësuar se marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim do të nxisnin përparimin e vendit.

Në këtë drejtim, Kurti ka vënë në pah rëndësinë e mbështetjes së Francës për avancimin e Kosovës drejt BE-së, por edhe për anëtarësimin në NATO, të cilin e ka cilësuar si kontribut për paqen dhe sigurinë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!