NACIONALE
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj sot mbledhjen e radhës.
Në njoftim thuhet se mbledhja do të filloj nga ora 11:00, ndërsa ky është rendi i ditës:
- Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
- Aktivitetet e Zyrës;
2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës për grupin e dytë të organizatave vëzhguese për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2026 - Këshilli për Operacione Zgjedhore;
3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të ekipit të numërimit në qendrat komunale të numërimit;
3.2. Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të këshillave të vendvotimeve për vendet e pa plotësuara;
3.3. Shqyrtimi dhe miratimi i formulës për ekipet mobile për Votimin me Nevoja të Veçanta (VPNV);
3.4. Shqyrtimi dhe miratimi i stafit rezervë të KVV dhe stafit asistues në përfaqësi diplomatike. - Të ndryshme.



