NACIONALE

Haxhiu takon Lopesin, diskutojnë për sundimin e ligjit dhe reformat në drejtësi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur të martën në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në këtë takim është diskutuar për sundimin e ligjit dhe reformat në drejtësi, si dhe për rolin e Kuvendit në këtë proces përmes miratimit të ligjeve dhe mbikëqyrjes së zbatimit të tyre.

Gjatë takimit është vlerësuar edhe përvoja e EULEX-it në monitorimin aktiv dhe këshillimin e institucioneve të Kosovës, në mbështetje të përpjekjeve për avancimin e sundimit të ligjit.

“Kryetarja Haxhiu i uroi  Lopes punë të mbarë në krye të misionit, si dhe e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme që u jep institucioneve të Kosovës”, theksohet në fund të njoftimit.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!