NACIONALE
Hamza përfundon takimin në PDK: Ligji duhet me u aprovu, po shkoj në takim te Kurti
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka përfunduar mbledhjen në selinë e partisë.
Me të dalë nga selia, kreu i kësaj partie, Bedri Hamza, tha se qëndrimi i PDK-së është konsistent.
Fillimisht duhet me u aprovu ligji dhe po e ritheksoj që me u aprovu në të gjitha nivelet, në të dy leximet e ne të gjitha komisionet. Pastaj, ne jemi të hapur që të bisedojmë për çështjen e presidentit. Ne besojmë që ligji duhet me u aprovu, vendi duhet të ketë president, e më pas të kthehemi në obligimet tona si deputetë” tha Hamza.
Ai konfirmoi se nga këtu po shkon në takim me Kurtin, për të biseduar për këto çështje.
The post Hamza përfundon takimin në PDK: Ligji duhet me u aprovu, po shkoj në takim te Kurti first appeared on KosovaNews.



