Haxhiu thotë se mund t’i drejtohet Kushtetueses rreth mandatit të saj nëse vendi s’ka president
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se është shumë e rëndësishme që takimet mes partive politike të vazhdojnë për çështjen e presidentit dhe paralajmëroi t’i drejtohet Gjykatës Kushtetueses sa i përket mandatit të saj nëse vendi nuk do të ketë president pas 6 tetorit.
Haxhiu ka përkujtuar se kanë mbetur vetëm edhe pak ditë përpara skadimit të afatit për zgjedhjen e presidentit, ku sipas saj, pas vendimit të 16 shtatorit për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, nuk ka asnjë arsye që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme “me vetëdije të plotë”.
Haxhiu tha se po e konsideron që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas saj, e ka marrë rolin e shkruarjes së Kushtetutës dhe e cila po bën nene pa qenë në Kushtetutë, që ta trajtojë mandatin e saj në rast se vendi nuk do të ketë president pas 6 tetorit.
Kujtojmë, në rast të moszgjidhjes së presidentit të ri deri më 6 tetor, vendi do të shkojë në zgjedhjet e parakohshme brenda 45 ditësh, të cilat njëherësh do të ishin të tretat me radhë brenda më pak se një vit.
The post Haxhiu thotë se mund t’i drejtohet Kushtetueses rreth mandatit të saj nëse vendi s’ka president first appeared on KosovaNews.



