NACIONALE
Delegacioni i NATO-s në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu nis takimet me përfaqësuesit e tij
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Sipas agjendës, delegacioni do të vazhdojë takimet në kuvend nga ora 10:00, kur do të takohet me anëtarët e komisioneve parlamentare për punë të jashtme dhe integrim evropian.
Ndërsa, në orën 11:00, delegacioni pritet të zhvillojë një takim edhe me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës.



