NACIONALE

Alarmon Hysni Mehani: Sami Lushtaku po i jep pronat e fundit publike “miqve” të tij, Skënderajit po i merret gjithçka

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani, ka reaguar ashpër ndaj planit për dhënien e disa pronave komunale në shfrytëzim, duke akuzuar kryetarin e komunës, Sami Lushtaku, për keqpërdorim të pasurisë publike dhe favorizim të bizneseve private.

Mehani, përmes një reagimi publik, e ka cilësuar këtë veprim si “aksham pazarin e fundit të Sami Lushtakut”, duke thënë se pronat e paraqitura në fotografi janë planifikuar t’u jepen personave të afërt me të.
Ai ka rikujtuar edhe rastin e shkollës së Polacit, e cila, sipas tij, ishte rrënuar me premtimin për ndërtimin e një fabrike dhe punësimin e dhjetëra personave, por që këto investime nuk u realizuan.

Sipas Mehanit, në vend që personat përgjegjës për mosrealizimin e investimeve dhe dëmtimin e pronës publike të ndëshkohen, atyre po u jepen mundësi të reja për të përfituar nga pronat komunale.
Asamblisti i VV-së ka kritikuar gjithashtu qeverisjen komunale për mungesën e hapësirave publike, parqeve, këndeve të lojërave për fëmijë, çerdheve, transportit publik dhe projekteve të tjera që, sipas tij, do t’u shërbenin qytetarëve të Skënderajt.
“Samiu nuk ia ka marrë veç pronat Skënderajt; ia ka marrë edhe nxënësit e shkollave që po mbyllen, guximin e intelektualëve që po heshtin, jetën e klubeve sportive dhe gjithçka që ishte e qytetit dhe qytetarëve”, ka shkruar Mehani.
Në fund të reagimit, ai u ka bërë thirrje asamblistëve komunalë që të mos e votojnë dhënien e këtyre pronave, duke paralajmëruar se pasuria publike duhet t’u kthehet qytetarëve.
“Kanë me i kthy cent më cent, e metër për metër”, ka përfunduar Mehaj reagimin e tij.

https://www.facebook.com/share/p/16VVHGsgKTE

Related Articles

Back to top button
error: JO !!