Murati për raportin e BB-së: Ky është tregues tjetër prej atij të papunësisë

Ministri i Financave Hekuran Murati ka reaguar pas publikimit të raportit të Bankës Botërore në të cilin ndër tjerash thuhet se vetëm 37 për qind e popullsisë së aftë për punë të punësuar.

Ministri Murati thotë se kjo shifër ka të bëjë me pjesëmarrjen e popullsisë aktive në tregun e punës, pra tregues tjetër prej atij të papunësisë.

“Raporti i Bankës Botërore, siç edhe mund të shihet në tabelën më poshtë, e thotë që papunësia në Kosovë në fund të vitit 2023 është 10.9%. Shifra që disa media po i referohen në atë raport, ka të bëjë me pjesëmarrjen e popullsisë aktive në tregun e punës, pra tregues tjetër prej atij të papunësisë.

Kushdo që e ka lexuar së paku një libër për këtë temë, din ta bëjë dallimin në mes të shkallës së papunësisë dhe shkallës së pjesëmarrjes së popullsisë aktive në tregun e punës”, shkroi Murati në Facebook.

Më herët Qeveria e Kosovës pati deklaruar se papunësia në vend është veç 4 për qind./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>