Meta ankohet para anëtarëve të partisë dhe thumbon Kryemadhin: Më nxirrnin nëpër foto sikur isha 300 vjeç, pasojë e nepotizmit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur deklaratës së jo më larg se disa minutave më parë të Monika Kryemadhit, deputetes së PL dhe bashkëshortes së tij.

Kjo e fundit u shpreh se imazhi i Metës po shkërmoqet, ndërsa ish-Presidenti u shpreh se “nepotizmi është përgjegjës për imazhin që shqetësohet zonja në fjalë”.

Ai vijoi duke treguar disa pamje dhe foto të shkrepura nga stafi që kujdesej për imazhin e tij, duke thënë se ish-kreun e shtetit “e kanë nxjerrë në disa kuadrate që të dukej si 300 vjeç”.

Nepotizmi është përgjegjës për të dëmtuar imazhin e Ilir Metës që shqetësohet zonja në fjalë, e fusin në ca kuadrate që të duket si 300 vjeç. Shikoni personi që kujdesej për imazhin e Ilir Metës, lajmëro popullin i thashë në Facebook, shiko fotot që nxjerr ky, as Partia, artia e Lirisë shkruhet. Ka nxjerrë mikrofonat bosh, apo imazhin e Ilir Metës që duket si një njeri i lodhur”, u shpreh ai.

Lajmet Meta ankohet para anëtarëve të partisë dhe thumbon Kryemadhin: Më nxirrnin nëpër foto sikur isha 300 vjeç, pasojë e nepotizmit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>