Batuta e Ali Ahmetit nga Tirana: Nëse unë nuk mbaj flamurin shqiptar në zyrë gjobitem me 5 mijë euro

Në fjalën e tij falënderuese pasi u shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës, Ali Ahmeti tha se qëllimi i shqiptarëve ka qenë kaherë plani për bashkimin e tokave shqiptare, por se me ndryshimin e rrethanave u ndryshua edhe strategjia.

Ndër të tjera, ai bëri dhe batuta duke thënë se nëse nuk e mban flamurin shqiptar në zyrë gjobitet me 5 mijë euro, duke iu referuar pikërisht ndryshimeve Kushtetuese që kanë përmirësuar statusin e shqiptarëve shtetformues në Maqedoninë e Veriut.

“Të dashur vëllezër e motra, i dashur kryeministër, i dashur president Moisiu, president Topi, i dashur Balla, i dashur Namik, i dashur ministër i Jashtëm, e dashur Arta Dade, profesorë e diplomatë, i dashur zoti Majko, ambasador në Maqedoni, unë kam miq këtu, shumë, Iliri, Shkëlqimi, Ismeti, i dashur Sokol Peza, i dashur Shaban, profesor, i dashur Erion, do të doja t’ju falënderoj nga zemra. Kjo është Tirana dhe e Adem Jashari, Tirana e Zaim Pajazitit e Xhevë Krasniqit.

Tirana ka qenë e varfër, por ne na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj. Me qindra janë dëshmorë që nëna këtu në prehrin e vetë i ka mbajtur. Do të doja t’ju falënderoj, por një fjalë e një plaku të urtë na tha; ‘Mos e falënderoni njëri-tjetrin nëse të gjithë keni punuar në arën tuaj, vetëm punë e mbarë të thuhet kur punët bëhen’.

Vërtet Shqipëria ka ndarë bukë e kripë me zemër me ne, me të gjithë ata që nuk janë sot, por është Kosova shtet, janë shqiptarët në Maqedoni shtet formues. E kam thënë botërisht se kur kemi nisur veprimtarinë e kemi nisur për bashkimin e tokave shqiptare dhe nuk kam asnjë rezervë, se ka dhe asisoj që thotë e kemi nisur për demokraci.

E kemi nisur për bashkimin e tokave shqiptare, rrethanat ndryshuan dhe ne ndryshuam strategjinë, duke parë gjeopolitikat, gjeostrategjitë dhe u përkushtuan në çlirim e Kosovës, por pa garanca që nuk do të ketë kryengritje në Maqedoni, sepse shqiptarët që morën pjesë vullnetarisht në luftën e Kosovës, ca u vranë në burgjet e Idrizovës dhe kjo situatë ishte e pakontrollueshme, por edhe e përpunueshme shumë më herët sepse shqiptarët në Maqedoni ishin të diskriminuar.

I dashur Edi, sot edhe ju Skënderbeun e e keni në qendër të Tiranës po dhe unë e kam në Shkupin e vjetër, mu në qendër. Dhe ju me krenari keni flamurin kombëtar, por edhe unë dënohem nëse nuk e kam flamurin kombëtar në kancelari, në zyrë, në komunë, 5 mijë euro është gjoba.

Tre universitete, i dashur Edi, ia kemi marrë Mlladiçit, në Shkup i Nënë Terezës, në Tetovë dhe Kumanovë. Kemi dhe shumë punë për të bërë, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen që na ka dhënë shteti shqiptar. Unë e njoh Tiranën e 2001, por jo të 2024. Është komplet tjetër dhe kjo nuk më gëzon vetëm mua, por çdo shqiptar që vjen dhe e viziton. Doja t’ju falënderoj për këtë nder, do përpiqem të jem qytetar i disiplinuar Çdo aktivitet që ju keni, unë do të jem pjesëmarrës sepse tani është dhe qyteti im”, tha Ali Ahmeti.

Lajmet Batuta e Ali Ahmetit nga Tirana: Nëse unë nuk mbaj flamurin shqiptar në zyrë gjobitem me 5 mijë euro >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>