Rrëfimi i Ramadanit: Rrezikova të vdisja

Statistikat e tij prej maratonomaku e kanë kthyer në një pikë kyçe për Leçen, e cila për disa javë vuajti shumë nga mungesa e Ramadanit në fushë.

“Rrezikova të vdisja, tani jam mirë dhe më duhet të falënderoj presidentin, drejtorin, trajnerin, të gjithë shoqërinë. Isha më të vërtetë shumë keq, kishte një shqetësim të madh, por tani jam rikthyer dhe jam mirë”, tha Ramadani.

Sa i përket eksperiencës me Leçen mesfushori pranon se edhe ai vetë është habitur nga debutimi që ka bërë në Serinë A.

“Nëse do të më thoshin në fillim të kampionatit, të firmosja për mbijetesën tre javë përpara fundit, do ta kisha firmos menjëherë. Mund të kishim disa pikë më shumë, por kemi qenë të pafat. Tani është e rëndësishme t’i bëjmë një mbyllje të mirë përpara tifozëve tanë”, u shpreh Ramadani në një intervistë për DANZ.

Në fund nuk mund të mungonte dhe një koment për Euro 2024.

“Të luaj në Evropian është një ëndërr për mua. Do të kemi përballë edhe Italinë, do të përpiqemi të bëjmë maksimumin edhe pse ‘azzurrët’ janë më të vërtetë të fortë, ashtu si Spanja dhe Kroacia. Të fitoi Italia 2-1 dhe golin ta shënoj unë? Jo jo, dua të fitoj. E kam thënë do të kalojnë grupin ne dhe Italia, jashtë Spanja dhe Kroacia”.

Lajmet Rrëfimi i Ramadanit: Rrezikova të vdisja >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>