Kryeziu i kundërpërgjigjet Stanos: De-eskalimi ka ndodhur, hiqni masat

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj qëndrimit të sotëm të Bashkimit Evropian se për heqjen e masave vendosin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jo politikanët e Kosovës.

Kryeziu ka bashkëngjitur një fotografi të përplasjes së serbëve me trupat e KFOR-it, duke thënë se BE-ja kishte vendosur masa ndaj Kosovës, duke e fajësuar padrejtësisht për eskalimin e situatës në Veri, dhe ka shtuar edhe një fotografi tjetër të kreut të Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, i cili sot është vendosur në objektin e Komunës së Zveçanit i papenguar nga askush.

Lexo edhe:

Stano: Zgjedhjet në komunat veriore ishin një nga elementet që çuan në vendosjen e masave

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, de-eskalimi ka ndodhur dhe shton se si rezultat i kësaj masat duhet të hiqen.

Lajmet Kryeziu i kundërpërgjigjet Stanos: De-eskalimi ka ndodhur, hiqni masat >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>