VIDEO / Regjistrohet Kurti, e quan proces vendimtar për dekadën e ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është regjistruar në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Kurti e ka quajtur këtë proces të lehtë, të thjeshtë dhe të shpejtë, dhe të rëndësishëm saqë vendimtar për dekadën e ardhshme të politikave të shtetit dhe progresit shoqëror.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen.

“Unë u regjistrova. Ishte një proces i lehtë e i thjeshtë, si dhe i shpejtë që zgjati më pak se dhjetë minuta. Është aq i rëndësishëm ky regjistrim i popullsisë saqë vendimtar për dhjetë vjeçarin e ardhshëm të politikave tona si shtet e të progresit tonë si shoqëri. Andaj regjistrohuni edhe ju për të planifikuar të ardhmen!”, ka shkruar Kurti.

Procesi i regjistrimit ka filluar me 5 prill dhe vazhdon deri më 17 maj.

Lajmet VIDEO / Regjistrohet Kurti, e quan proces vendimtar për dekadën e ardhshme >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>