Manja publikon 8 emrat që përfituan nga amnistia penale

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, nga foltorja e Kuvendit, i është përgjigjur pyetjeve të Enkelejd Alibeajt për amnistinë Penale.

Ai tha se nga kjo amnisti, nga 20 të dënuar për korrupsion, kanë përfituar nga amnistia vetëm 8 persona, por asnjëri prej tyre nuk është zyrtar.

Ai ka dhënë edhe emrat e përfituesve dhe ka treguar sa kohë u është falur nga mbetja e vuajtjes së dënimit.

“I doni emrat? Po ua jap.

Edmond Z, i janë falur 13 ditë nga amnistia

Maringlen M, i janë falur 5 muaj e 28 ditë

Marvin M, iu falën 9 muaj e 7 ditë

Admir B, iu falën 3 muaj e 25.5 ditë

Eduard R, iu fal 1 vit burg

Hamza T, iu falën 4 muaj e 21 ditë

Ibrahim G, iu falën 26 ditë

Lulzim Ç, iu fal 1 muaj e 8 ditë

Po gjetët një zyrtarë të lartë simbol të korrupsion që ka përfituar, dilni dhe thojeni emrin këtu”, tha ai.

Lajmet Manja publikon 8 emrat që përfituan nga amnistia penale >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>