Legjenda gjermane: Ky Leverkusen më kujton Barcelonën e Messit, Xavit dhe Iniestës

Bayer Leverkusen po zhvillon një sezon në kufijtë e perfeksionit me skuadrën e trajnerin Xabi Alonso që ende nuk ka pësuar humbje në të gjitha ndeshjet e luajtura ndërsa është shumë pranë titullit të parë në Bundesliga.

Legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthaus lavdëroi Leverkusenin, madje duke e krahasur skuadrën e “aspirinave”, me Barcelonën e epokës së Messit, Xavit dhe Iniestës.

“E shoh lojën e tyre dhe më bie në sy qetësia që kanë me topin në këmbë, më argëtojnë shumë.

Mund të flas pafund për Bayer Leverkusen, më kujtojnë Barcelonën e Messit, Xavit dhe Iniestës.

Për mua janë skuadra më e fortë në botë aktualisht, nuk dua t’i krahasoj me Liverpoolin dhe Manchester Citym, por po ofrojnë një futboll shumë tërheqës”, u shpreh Matthaus.

Lajmet Legjenda gjermane: Ky Leverkusen më kujton Barcelonën e Messit, Xavit dhe Iniestës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>