LDK-ja mblidhet për 34 vjetorin e themelimit në Gjakovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Gjakovë për të festuar 34 vjetorin e themelimit të degës aty.

Ai është shprehur i lumtur siç ka thënë me “me punën dhe vitalitetin e secilës degë të Lidhjes”.

“Tubimet e LDK-së, në Kosovë dhe në mërgatë, po na japin shpresë dhe vullnet. Rikthimi i madh qytetar ka qenë synimi ynë parësor; si parakusht për ofrimin e një alternative të djathtë e zhvillimore për të ardhmen”, është shprehur ai.

Postimi i plotë:

Sonte, u mblodhëm në Gjakovë, për të shënuar 34 vjetorin e themelimit tonë aty. Mes veprimtarëve të të gjitha gjeneratave, nderuam të shkuarën, siç dhe shtruam nevojën për të bërë të ardhmen. LDK mbetet pasuri kombëtare dhe dhe udhërrëfim për të ardhmen!

Tubimet e LDK-së, në Kosovë dhe në mërgatë, po na japin shpresë dhe vullnet. Rikthimi i madh qytetar ka qenë synimi ynë parësor; si parakusht për ofrimin e një alternative të djathtë e zhvillimore për të ardhmen.

I lumtur, jashtëzakonisht i lumtur, me punën dhe vitalitetin e secilës degë të Lidhjes. Kjo frymë e re po merr formë; ‘Rruga e Re’ po merr mbështetje! Të faleminderit Shefqet Shehu për gjithë punë e gjithë angazhimin.

Le të bëheni bashkë!

Le të ringritemi si një!

Lajmet LDK-ja mblidhet për 34 vjetorin e themelimit në Gjakovë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>