Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Krenar Lloga: Arben Taravari po lëviz me saktësi sipas manualit të VMRO-së

Sekretari Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga ka reaguar pas zgjedhjeve Presidenciale që u mbajtën në Maqedoninë e Veriut.

Ai sulmon kandidatin për president të koalicionit VLEN, Arben Taravari i cili doli humbës në zgjedhjet e 24 prillit, me 40 mijë vota më pak se Bujar Osmani i “Frontit Europian”.

Lloga shprehet se Taravari po ndër merr veprime sipas orientimeve që i jep VMRO-DPMNE.

Reagimi

A do të vazhdojë Hristjan Mickovski të përcaktojë hapat politikë të Taravarit?p

Është për të ardhur keq se si një shqiptar dhe një ish-kryetar partie, ish-kandidat për president, po lëviz me saktësi sipas manualit të VMRO-së. Fal Zotit, deputetëve, anëtarëve e aktivistëve të saj, ngjyrat e Aleancës për Shqiptarët nuk u ndyen me veprimatari kuslinge. Thirrje të gjithë atyre që u mashtruan në pjesën e parë të japin përgjigjen me votë duke përforcuar digën e Frontit Europian kundrejt çfarëdo politike regresive e antiperëndimore.

Sa më i madh Fronti🇪🇺 aq më të rëndësishëm shqiptarët🇦🇱 dhe bashkqytetarët e tyre turq🇹🇷 boshnjak🇧🇦 rom e maqedonas🇲🇰PoEuropës

FrontiEuropian

ALEANCApërSHQIPTARËT

Lajmet Krenar Lloga: Arben Taravari po lëviz me saktësi sipas manualit të VMRO-së >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>