E FORTË/ Menduh Thaçi: Nëse fiton VMRO, formojmë bashkësinë e komunave shqiptare në RMV

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, duke komentuar nëse pushtetin e merr koalicioni VMRO-DPMNE – VLEN tha se kjo qeverisje do të hapë përcaktime të tjera për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Ai paralajmëroi se shqiptarët do të organizohen në mënyrë që ato të cilat janë arritur të mos zhbëhen.

“Çfarëdo lloj varianti i qeverisjes së tillë do t’i hapë përcaktime të tjera shqiptarëve të Maqedonisë, platformën e tyre e cila nuk është e re i ka 30 vjet, autonomi, federatë, konfederatë që duket pak më e kapshme për Kosovën ose Zajednicë”, tha ai në Pressing.

Një gjë e tillë tha ai do të çojë në formimin e Bashkësisë së Komunave Shqiptare e cila, sipas Thaçit, do të ishte fatkeqësi për Maqedoninë e Veriut.

“Bashkësia e Komunave të Shqiptarëve që do të thotë mirëdita fatkeqësi për Maqedoninë. Jam i bindur që Bashkësia Ndërkombëtare nuk do të lejojë që të vijë deri te kjo”, u shpreh Thaçi.

Lajmet E FORTË/ Menduh Thaçi: Nëse fiton VMRO, formojmë bashkësinë e komunave shqiptare në RMV >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>