FOTO / Në Gllogjan qytetarë të shumtë nderuan heroin e kombit, Luan Haradinajn

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka falënderuar të gjithë qytetarët që bënë homazhe në Gllogjan, duke nderuar heroin e kombit Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se le të jetë i përhershëm kujtimi për heronjtë e kombit.

“Në 27 vjetorin e rënies së Luanit dhe përvjetorin e bacit Smajl, në homazhe në Gllogjan, dhe në Akademinë Përkujtimore në Pejë, na nderuan shumë miq e bashkëluftëtarë nga të gjitha pjesët e Atdheut”.

“Veçanërisht jam nderuar me prezencën e mikut të dëshmuar të Kosovës, Komandantit të Gardës Kombëtare të Ioëa-s, Major General Timothy E. Orr; liderit të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut Ali Ahmeti; bacit Halit Konushevci; familjes Fazliu; Gjeneral Kudusi Lama; bashkëluftëtarëve të Luanit; Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së; dhe shumë kolegëve e bashkëpunëtorëve”, ka deklaruar ai.

Postimi i plotë:

Në 27 vjetorin e rënies së Luanit dhe përvjetorin e bacit Smajl, në homazhe në Gllogjan, dhe në Akademinë Përkujtimore në Pejë, na nderuan shumë miq e bashkëluftëtarë nga të gjitha pjesët e Atdheut.

Veçanërisht jam nderuar me prezencën e mikut të dëshmuar të Kosovës, Komandantit të Gardës Kombëtare të Iowa-s, Major General Timothy E. Orr; liderit të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut Ali Ahmeti; bacit Halit Konushevci; familjes Fazliu; Gjeneral Kudusi Lama; bashkëluftëtarëve të Luanit; Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së; dhe shumë kolegëve e bashkëpunëtorëve.

Le të jetë i përhershëm kujtimi për Heronjtë e Kombit 🇦🇱

Lajmet FOTO / Në Gllogjan qytetarë të shumtë nderuan heroin e kombit, Luan Haradinajn >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>