“Jemi në mes të një lufte të vërtetë kundër korrupsionit”/ Rama: Drejtësia si “grykë zjarri”, vepron e pavarur ndaj politikës

Kryeministri Edi Rama tha para deputetëve dhe ministrave se lufta kundër korrupsionit nuk është fituar.

Megjithatë, kreu i qeverisë tha se SPAK u krijua pikërisht për të ndëshkuar fenomenin e korrupsionit, ndërsa shtoi se drejtësia si “grykë zjarri” po vepron e pavarur nga politika.

“Ne nuk e kemi mundur korrupsionin, jemi futur, jemi në mes të një lufte të vërtetë, reale, të stërngatërruar dhe të stërmundimshme me krorupsionin. Ka një të vërtetë, pikërisht pse kemi me të vërtetë dhe jo me të gjasme nuk e kemi mbajtur lëkurën tonë larg zjarrit të saj. Nuk ka asnjë mundësi kontrolli politik të shënjestrave dhe të goditjeve të asaj gryke zjarri që është Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme. Drejtësia vepron sot ndaj pushtetit politik e pavarur nga pushteti politik”, tha Rama.

Lajmet “Jemi në mes të një lufte të vërtetë kundër korrupsionit”/ Rama: Drejtësia si “grykë zjarri”, vepron e pavarur ndaj politikës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>