Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe ankesi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës

(Lajm i përditësuar)


Hasani: Përpjekjet e Pukës ishin të dështuara, tentuan të ma mbyllin gojën

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisionin “Click” në RTV21 foli për rastin ligjor me dekanin e Juridikut, Avni Puka.

Tha se ishte përpjekje e dështuar e Pukës për të cilin tha se ka diplomë të falsifikuar.

“Ka pasur një këshill i ashtuquajtur i etikës që udhëhiqej prej Izet Morinës e ka çu ky vet atë diplomë fiktive dhe ka thënë a e kam diplomën fallco dhe ai ia ka shpërla j aka legalize , dhe kur lindi çështja e skandaleve të ngacmimeve seksuale unë siha edhe më shumë kritik ndaj tij se ai i detyroi 6-7 muaj ato student të shkreta për me shku em polici me i dëshmu të drejtat e tyrë dhe tash Këshilli i Etikës ka uzurpu kompentencat….”, deklaroi Hasani.

Ai tha se kjo ishte një tendencë për “të ia mbyllur gojën që të mos flas lidhur me falsifikimin e diplomës së Pukës.”


Hasani për shtetin bektashtinj: Nuk bëhet ashtu si e ka projektuar Rama

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani tha në emisionin “Click” në RTV21 komentoi idenë e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për ta krijuar një shtet bektashinj atje.

Hasani tha se se nuk bëhet ashtu siç e ka projektuar ai.

“Nuk mund të ketë ai pasaporta sepse duhet më të njoftë bashkësia, pse duhet ta njëhe bashkësia ndërkombëtarë një shtet I ciili është brenda, ajo është për me fuqizu për është nën umbrellën e shtetit shqiptar”, tha Hasani.


Hasani: Në Kosovë, bajrakun e luftës kundër gurpeve të margjinalizuara e kanë marrë islamistat

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani tha në emisionin “Click” në RTV21 tha se po ndodh një riislamizëm në Kosovë.

Sipas tij ka përhapje të sektit selefi- vehabi. Hasani tha se këta po zotërojnë hapësirën publike.

“Bajrakun e luftës kundër gurpeve të margjinalizuara e kanë marrë islamistat, kjo shihet qartë prej qielli në emër të ruajtjes së familjes”, tha Hasani.

Sipas tij asnjë kleri mysliman nuk flet me fjalë miradie për Skëndërbeun.


Hasani: Procesi i vetting-ut është kompremituar, nuk ka diçka aty

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani tha në emisionin “Click” në RTV21 se procesi I Vettingut në Kosovë është kompremituar.

“për shkak se janë shkua amandamentet janë bërë kontrolli kushtetues atjë është leju një vetting i pjeshëm që bëhet për krerët e institucioneve të drejtësisë, pastaj ato i  bëjnë vettingun poshtë…por ato prapë duhet më u bo më marrëveshje …sa i përket byros ajo është një ide që është turp për katër vjet mos me arritë {të realizohet}”, tha Hasani.

Ai tha se nuk pret ndonjë gjë nga ky proces, derisa shtoi se Gjykata Kushtetuese nuk mund të fajësohet.


Hasani optimist se qytetarët serbë do të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani tha në emisionin “Click” në RTV21 se beson që qytetarët serbë do të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

“Sepse përfundimisht është kuptu se nuk çon askund ajo rrugë , jam optimist se po”, tha ai.

Megjithatë ai tha se një gjë e tillë nuk e rrëzon teorinë “se po shkelen të drejtat e komunitetit serbë”.


Hasani për tre kryetarët shqiptarë në veri: Shkelje dramatike e Kushtetutës, komunitetet ’s’mund të përfaqësohen prej tjerve

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani tha se veriu është kthyer tërësisht në çështje të sigurisë.

“Është njolla dhe turpi më i madh ishtetit të Kosovës mënyra se si është vu në pozita udhëheqëse në ato tri komuna s’po flas në aspektet ligjore dhe kushtetuese ato kanë pas dhe kanë çmim sepse serbëve iu mungon përfaësimi politik në perëndim është e shenjtë. E dyta arsimii dhe formimi politik i atyre tre kryetarëve unë poi a bëj një pyetje të gjithëve a kishit pranume qenë kryetar një banesë ku banon me pas një kryetar të tillë”, tha Hasani.


Hasani: Në Pakon e Ahtisarit nuk flitet për Asociacionin që po diskutohet tani

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani komentoi Pakon e Ahtisarit lidhur me çështjen e Asociacionit me Shumicë Serbe. Ai tha se aty nuk flitet për llojin e Asociacionit që po diskutohet tani.

“Ahtisari flet për Asociacion të komunitetit serb siç është Asociacioni i Komunave , asnjë shenjë më të vogël. E dyta Ashton ka qenë Asociaciono- Bashkësia e komunave me shumicë serbe. Me marrëveshjen e vitit të kaluar s’ka Asociacion është Bashkësia e Komunave Serbe efekftivisht. Ai statusi që ishte I Edi Ramës ishte me i sinqerti”, tha Hasani.


Hasani: Qeveria e ka rrezikuar shtetin me Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani  tha në emisionin ‘Click”  në RTV21 tha se Qeveria e Kosovës e ka rrezikuar shtetin me Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.

“Sepse e ka fut në process ridefinimin e qenies shtet që është shpallë në ditën e 17 shkurtit 2008, dhe do të shihet janë detyrime që kanë me i zbatu qeveria tjetër”, tha ai.


Hasani: Përmes Marrëveshjes së Ohrit, Serbia ka fituar të drejtën me kontestu shtetësine Kosovës

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani  duke folur për tha se Marrëveshja e Ohrit dhe e atë e Brukselit në emisonin “Click” në RTV21 tha se Serbia përmes tyre ka fituar të drejtën ta konstestojë shtetësinë e Kosovës.

“ Serbia ka fitu të drejtën me pëlqimin tonë me ta konstetu shtetësinë dhe ato nuk zhëhen lehtë”, tha Hasani.

“Dhe ka pajtu që mekanizmi i BE-së me interpret cilat rregulla të BE-së kanë prioritet.” ,tha Hasani.


Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe ankesi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani  në emisonin “Click” në RTV21 tha se Marrëveshja e Ohrit dhe e ajo e Brukselit janë veprimi më i dëmshëm për Kosovën që nga Kuvendi i Prizrenit e deri më tani.

Sipas tij këto marrëveshje e rihapin çështjen e statusit të Kosovës.

“Siç është shpallë me 17 shkurt 2008 dhe e rikonfigurojnë komplet elementet bazike të shtetësisë së Kosovës.”, tha Hasanit.


Hasani: Marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Brukselit janë veprimi më i dëmshëm për Kosovën që nga Kuvendi i Prizrenit

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani  në emisonin “Click” në RTV21 tha se Marrëveshja e Ohrit dhe e ajo e Brukselit janë veprimi më i dëmshëm për Kosovën që nga Kuvendi I Prizrenit e deri më tani.

“Për shkak se ato e kanë përmbysur projektin kushtetues të vitit 2008 në atë që ne i thojmë forcat rregullatore të Kushtetutës material që është krijuar për komunitetin serb duke i përjashtu të gjitha minoritetet tjera. I ka përmbysur qëndrimet fundamentale politike që janë prokalmuar në deklaratën e pavarësisë dhe e ka përmbysur unitetin politik”, tha Hasani.


Përgjimet Kusari Lila- Simiq, Hasani: Prokuroria nuk ish dashtë të merret me këtë

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani  në emisonin “Click” në RTV21 u pyet edhe rreth përgjimeve të publikuara të Mimoza Kusari Lilës me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Ai tha se këto janë më shumë çështje politike për vota.

“çështja e ndërhyrjes së prokuorrisë në proceset politike, unë mendoj që prokuoria nuk e ka bërë kështu, mendoj që prokuoria nuk ish dashtë , unë nuk isha marrë me këto çështje për procese politike që ndodhin.”, tha Hasani.


Hasani: Presidentja Osmani nuk po e luan rolin e saj kushtetues

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani  tha se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk po e luan rolin e saj kushtetues.

Hasani në emisonin “Click” në RTV21 u shpreh se ajo shumë herë në paraqitjet publike ka pasur diverisone të theksuara politike.

“Dhe ajo nuk është detyrë e shefes, ajo mund t’I thotë ato në fjalim kur t’i drejtohet Kuvednit 1 herë në vit, por jo për çështjet të cilat janë të një interesi të përgjithshëm”, tha Hasani


Hasani: Kosova ende me u.d të kryeprokurorit, dikush mund të ngrit çështjen e shkeljes së Kushtetutës nga ana e saj

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani duke folur për çështjen e ushqimit të ushtarëve të FSK-së , në emisionin “Click” në RTV21 u pyet edhe për rolin e Presidentes, Vjosa Osmani në këtë çështje,

“ Në rastin konkret nuk bëhet fjalë për mosfunksionim ose mosmarrëveshje institucionale për të cilat ajo ka përgjegjësi por ë rastet tjera ajo ka dështuar”, tha Hasani.

Si argument për këtë ai e përmendi faktin se Ksova për gati tri vjet është me ushtrues detyre të kryeprokurorit.

“Është e papranueshme, në çdo funksion qëndror për të cilin ajo ka me vendos nuk mund të arsyetohet për çfarë do arsye qoftë për vonesën e formimit të institucioneve, është përgjgjësi kushtetutese e saj dhe në një moment të caktuar mund të ketë pasoja.

Hasani përmendi pasojat të cilat mund të vijnë për arsyen e lartcekur.

“Mund dikush me ngrit çështjen e shkeljes së Kushtetutës , sepse po them fizionomia e shefit të shtetit në në një shtet parlamentar në të cilin jem ne definon menjëherë në ..”, tha ai.


Bojkotimi i seancave nga deputetët, Hasani: Shkelën Kushtetutën

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisionin “Click” në RTV21 tha se deputetët e pozitës shkelën Kushtetutën me bojkotimin e senacave të fundit të Kuvendit.

“Nuk prodhojnë pasoja juridike, thjesht process politik nuk shkon bllokohet puna vendime nuk mund të merren në ato përbërje të Kuvendit është e drejtë e pjesës tjetër të deputetëve me fol, por aty nk mund të ketë vendimarrje.”, tha ai./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>